Aparati Zjarrfikës me Gaz CO2-10

Info Teknike

Pershkrimi

Aparati Zjarrfikës me gaz dioksid karboni CO -10 kg, me valvuole rrotulluese, 2 gyp te presionit te lartë me gaz hedhes – korno bore, karrocë me rrotë. I testuar dhe aprovuar sipas EN 1964-1, EN 1866, per klasen B te zjarreve.

TIPARET E KUALITETIT

Cilindri i çelikut, presioni testues 250 bar.Nga mbrenda i lyer me materiale mbrojtese nga korozioni dhe nga jasht i mbrojtur nga ngjyra e poliesterit
rrezistuese në korrozion. Te gjitha pjeset metalike te valvuoles nga tunxhi, valvuola e pajisur me diskun sigurues dhe unaza e tesionit per mbeshtetje
optimale te gypit, karroca e montuar per trupin e cilindrit per lëvizje më të lehtë.
Menyra e perdorimit dhe shenimet teknike te vendosura ne cilinder dhe lehtë të lexueshme.

PERDORIMI

Aparatet Zjarrfikes me gaz dioksid karboni CO , kryesisht përdoren tek zjarret e 2 lengjeve te djegëshme dhe ne stabilimentet elektrike. CO eshte materie jo- 2 përquese e energjisë elektrike dhe avullohet pa kontaminim apo lenje të gjurmëve – ndotësirave pas zjarrfikjes. Kështu që është posaqërisht I përshtatëshëm për mbrojtjen e pajisjeve te ndijëshme, laboratorëve, sistemeve kompjuterike, printerëve, kuzhinave, stabilimenteve te procesimit të ushqimit, metj.

MATERIA ZJARRFIKESE

Dioksidi i Karbonit CO është gaz pa ngjyre, pa erë i cili është një here e gjysëm 2 më i rëndë se ajri.Mbahet mbrenda cilindrit në formë të lëngët dhe shkarkohet si një re e bardhë e “bores”, e cila në mënyrë efikase mbulon dhe zbutë deri në fikje zjarrin.

VEREJTJE

Gazi CO i përdorur është product natyror dhe nuk e rritë efektin greenhouse.

PERPARESITE TEKNIKE

-Cilindri i punuar nga çeliku i shkrirë
-Ngjyra nga poliesteri e cilësisë së lartë
-Valvuola e pajisur me valvuolë sigurie
-Përdorim i shpejtë dhe i lehtë
-Forcë e madhe zjarrfikëse
-Zjarrfikje pa mbetje-ndotje dhe e kontrolluar
-Stabilitet i jashtëzakonshëm në shasinë tubulare të forte.

Porosia

Contact form description text